Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka komentuar intervistën ekskluzive të kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në Rubikon.
Pacolli tha se i pëlqeu intervista dhe vizioni i Abazoviqit për Malin e Zi dhe rajonin.
“Më pëlqeu shumë intervista mbrëmë e Dritan Abazoviqit, vizioni i tij proaktiv për Malin e Zi dhe rajonin. I uroj punë të mbarë!”, ka shkruar kryetari i AKR-së në një postim në Facebook.
Në intervistën e tij të parë për një medium shqiptar, Abazoviq foli në Rubikon për shumë çështje rajonale, ku tha se do të bisedojë me kryeministrin Albin Kurti për ndërtimin e tunelit për lidhjen e Rozhajës me Pejën. Abazoviq po ashtu tha se do të vijë me kënaqësi në Kosovë si kryeministër i Malit të Zi, ndërkohë që tregoi se vizita e tij e parë si kryeministër do të jetë në Bruksel, javën e ardhshme./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 18 gradë
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...