Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se nuk është pishman që ia ka dhënë votën Qeverisë Kurti.
Mirëpo ai thotë se vota u dha në kushte krejtësisht tjera, e siç thotë ai, Pacolli ishte i bindur se kjo qeveri do të sillte ndryshimin në Kosovës.
“Jo unë nuk i bie pishman, dhe nëse do të kishit me pyet Behgjetin tani po të kthehesha në origjinë edhe njëherë, atëherë kur kam qenë fëmijë, e të më thoshe ke disa variante për t’i zgjedhur, cilin rrugëtim do ta marrësh, sinqerisht them nuk kisha dit me zgjedh diçka tjetër. Në rrugën kur isha nis atëherë, do nisesha prapë”, tha Pacolli në D.P.T te Fidani.
“Votën e kam dhënë në kushte krejtësisht tjera, të urtë, faleminderit, gjentil. Votën ia kam dhënë me bindje, nga vullneti im, se kjo qeveri Kosovën do ta çojë shumë shpejtë përpara dhe do t’i eliminonte ato probleme me të cilat ishin ballafaquar Kosova”, tha tutje Pacolli.
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...