Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, njëherit edhe shef i diplomacisë kosovare, është shprehur krenarë me Policinë e Kosovës, një ditë para votimit për pranim të Kosovë në INTERPOL.
“Krenar me Policinë e Kosovë, me profesionalizmin dhe përgatitjen e nivelit të lartë. Sfida vazhdon,” ka shkruar Pacolli në Facebook.
Republikës së Kosovës i nevojiten dy të tretat e votave të shteteve të pranishme në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit që do të mbajë punimet më 18 deri më 21 vëntor, në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Asambleja e Përgjithshme përbëhet nga delegatët e emëruar nga qeveritë e vendeve anëtare. Si organi suprem i qeverisjes së INTERPOL-it, ai mblidhet një herë në vit dhe merr të gjitha vendimet kryesore që prekin politikën e përgjithshme, burimet e nevojshme për bashkëpunimin ndërkombëtar, metodat e punës, financat dhe programet e aktiviteteve.
Shefat e policisë dhe ekspertët e sigurisë nga e gjithë bota do të mblidhen në Asamblenë e Përgjithshme të 87-të të INTERPOL-it në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe për të trajtuar një sërë çështjesh të sigurisë globale.

Nxitja e inovacionit në zbatimin e ligjit dhe lidhjen me policinë do të jenë tema kyçe, përveç bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe krimit kibernetik gjatë konferencës katër-ditore.
Në ditën e fundit, Asambleja e Përgjithshme do të zgjedhë një President të ri për dy vitet e mbetura të mandatit aktual (deri në vitin 2020). /arbresh.info/

Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën
Burri gjerman vret babanë dhe mban peng partneren
BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën
Kryeministri çek: BE-ja fillimisht ta fusë Ballkanin në Sche...
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...