Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka ngushëlluar familjen dhe miqt e gazetarit të njohur kosovar, Sulejman Gashi, i cili ka ndërruar jetë sot.
Pacolli, thotë se Gashi ishte zëdhënës i shquar i Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Mbi të gjitha, sipas tij, Gashi ishte njeri i shkëlqyer dhe me vlera të mëdha./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Ngushëllimet e mia të sinqerta familjes dhe miqve të Sylejman Gashit, një gazetar i shkëlqyer që kontribuoi për dekada në gazetarinë dhe mediat e Kosovës.
Ai ishte një zëdhënës i shquar i Kosovës në Shtetet e Bashkuara. Më shumë se kaq ai ishte një njeri i shkëlqyer, me vlera dhe dinjitet të madh. Ai do t’i mungojë Kosovës dhe do të lë një zbrasëti në peisazhin mediatik të Kosovës.
Mendimet e mia janë me familjen Gashi, kolegët dhe miqtë e tij.
I qofte lehtë dheu.
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensione...
Limaj vendos logon e PDK-së në profil
‘Salah e preferon më shumë stilin e Slot se sa atë të Klopp-...
Aksident me fatalitet në Ramnishtë të Vitisë, vdes 70-vjeçar...