Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, në ditën e presidentit nuk ka harruar të përmend edhe ish-presidentin e fundit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili është duke u gjykuar në Tribunalin e Hagës.
Në ditën e presidentit, ish presidentet e Kosovës dhuruan lule te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, por aty mungoi Hashim Thaçi.
E Pacolli përmes një postimi në facebook, i ka uruar kthim sa më të shpejt në familje dhe vendin e tij.
Postimi i plotë:
Sot, me Presidenten Osmani dhe ish-Presidentët e tjerë të vendit, ishim përsëri së bashku në këtë ditë të shënuar për të kujtuar dhe nderuar Presidentin e parë të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, i cili vazhdon ti mungojë skenës politike, por që mbetet frymëzim për ne dhe brezin e ri të Kosovës. Falë largpamësisë së tij Kosova fitoj miq të shumtë dhe më vonë pavarësinë e merituar, për të cilen ishte arkitekt.
Së bashku jemi gjithmonë më të fort si shtet, dhe për këtë e përgëzoj Znj. Osmani për iniciativat e saj të fundit.
Mos të harrojmë se Presidenti i fundit i Kosovës Hashim Thaçi vazhdon të përballët me drejtësinë padrejtësisht dhe i urojë kthim sa më të shpejt në familjen dhe vendin e tij.
Kosovës i kemi borxh shumë, sepse është vendlindja ynë, dhe meriton çdo të mirë por po ashtu nuk duhet ti harrojmë asnjëherë ata që sakrifikuan çdo gjë për Kosovën!
/arbresh.info/
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...