Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka ndarë momente nga hapja solemne e Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK).
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli tha se ka ndihmuar në ndërtimin e këtij institucioni, shkruan Arbresh.info.
Ai theksoi se me këtë ka treguar vizionin e tij për llojin e arsimit të lartë që i duhej Kosovës.
“Në vitin 2005 gjatë hapjes solemne të Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK). Ndihmova për ndërtimin e këtij institucioni, në një moment kyç të vendit, duke treguar vizionin tim për llojin e arsimit të lartë që i duhej Kosovës.”, ka shkruar ai.
“Ndjeva dhe nostalgji: aty pranë ishte shkolla ime e rinisë.”, shtoi Pacolli./Arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...