Presidenti i AKR, Behgjet Pacolli, ka kërkuar nga autoritetet kazake që të bëhet transmetimi direkt i ndeshjes Shqipëri – Serbi në ekranet gjigante në një nga Stadiumet e mëdha të Astanës, transmeton arbresh.info
Pacolli këtë njoftim e bënë të ditur përmes profilit të tij në facebook duke shtuar se kjo ngjarje do të ndiqet me interes të madh edhe nga televizionet kazake./Arbresh.info
“Të dashur miq, ashtu si ju, edhe unë, sigurisht, u preka thellë nga ajo foto e bërë nga disa prej punëtorëve të mi që gjenden në Kazakistan. Ju falenderoj për pëlqimet, komentet dhe mendimet tuaja. Unë prandaj sot kërkova edhe zyrtarisht nga autoritetet kazake, që atyre mijëra shqiptarëve që sot nuk do të munden ta ndjekin ndeshjen nga Elbasani, t’i u mundësohet ndeshja e transmetuar DREJTPËRSËDREJTI në ekranet gjigante në një nga Stadiumet e mëdha të Astanës. Kjo ngjarje, sigurisht që do të ndiqet me interes të madh edhe nga televizionet kazake”, shkruan Pacolli.
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit