Pacolli: Muharrem Svarça i privoi vëshguesit tanë nga vëzhgimi i numërimit të votave

00:34 | 19 Shkurt 2021

Kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që ta bëjë rinumërimin e disa kutive pasi që dyshon se janë bërë manipulime gjatë procesit të numërimit.

Në Klan Kosova, ai e ka akuzuar kryetarin e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Muharrem Sfarqën se nuk i ka lejuar vëzhguesit nga Aleanca Kosova e Re që të jenë prezent gjatë numërimit të votave.

“Ne kemi qenë në listën e Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kemi pasur një fushatë miqësore pa probleme. Besoj se do ta zgjidhim problemin vetëm duhet që KQZ të merr vendim që disa ose shumë kuti të rinumërohen”.

“Kjo për shkak se ka pasur komisione të papërgjegjshme të cilat gjatë numërimit e votave për kandidatë kanë bërë me ose pa qëllim gabime trashanikë duke anuluar shumë vota për AKR dhe duke ia unifikuar dikujt tjetër”.

Pacolli ka theksuar se për një gjë të tillë ka edhe dëshmi nga njerëzit që kanë deklaruar se kanë votuar dhe se ato vota nuk figurojnë.

“Ne kemi pasur pak vëzhgues dhe ata pak janë privuar që të jenë pranë numërimit të votave. Janë privuar nga njerëzit e LDK-së”.

“Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj na është thënë se nuk i ka lejuar vëzhguesit tanë në ora 20:00 të hyjnë brenda duke iu thënë se kemi biseduar me AKR-në dhe jemi marrë vesh që ju mos me qenë këtu”.

“Muharrem Sfarqa ka thënë se ju nuk keni nevojë të jeni aty sepse ne jemi marrë vesh me AKR kësi soji”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara