Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folur pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese e cila ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituar pa zgjedhjen edhe të nënkryetarit të Kuvendit nga pakica serbe.
Pacolli, thotë se nëse partitë shqiptare nuk e votojnë kandidatin për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës e që do të mund të vinte nga Lista Serbe, procesi i konstituimit do të bllokohej politikisht dhe juridikisht.
‘’Kushtetuta e Kosovës, përmes mekanizmave të demokracisë konsensuale, kërkon që për konstituimin e plotë të Kuvendit dhe zgjedhjen e organeve udhëheqëse (sidomos Kryetarit të Kuvendit), të ketë edhe votën e komuniteteve jo-shumicë — përfshirë serbët. Nëse shumica e deputetëve shqiptarë refuzojnë kategorikisht çdo kandidat nga Lista Serbe, atëherë praktikisht Procesi bllokohet juridikisht dhe politikisht’’, thotë ai për FrontOnline.
Sipas tij, mos votimi i një kandidati nga Lista Serbe edhe pse politikisht do të ishte i kuptueshëm, instutcionalisht do të ishte i dëmshëm dhe do ta ngujonte sistemin politik.
‘’Pra po, mosvotimi i një kandidati nga Lista Serbe është politikisht i kuptueshëm, por institucionalisht i dëmshëm, sepse e ngujon sistemin. Kosova mbetet peng i një paradoksi: Pa Listën Serbe nuk ka institucione, por Lista Serbe nuk po shihet si partner legjitim për bashkëqeverisje’’ shton Pacolli.
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos
Kamioni doli nga rruga dhe ra në greminë, shtetasi i Kosovës...
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...