Sekretari organizativ i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli, mirëpret hapjen e procedurës penale nga ana e Prokurorisë së Shtetit për të hetuar deklaratat e qytetarëve që dyshohet si ishin viktimë e torturave të Ministrit të Bujqesisë, Nenad Rikalo.
“Përveç marrjes së deklaratave të viktimave, po ashtu mirëpres faktin që pas marrjes së informacioneve edhe nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Fondi për të Drejtën Humanitare, do të dëgjohet së shpejti edhe Ministri Rikalo, në cilësi të personit të dyshuar,” ka shkruar Pacolli në Facebook.
Ai shkruan se drejtësia duhet ta kryej punën e saj deri në fund, dhe të deklarohet për akuzat që i bëhen ministrit Rikalo për torturim të qytetarëve të Prishtinës gjatë kohës së luftës, duke qenë me uniformë dhe i armatosur.
Më poshtë gjeni postimin e plotë:
Mirëpres hapjen e procedurës penale nga ana e Prokurorisë së Shtetit për të hetuar deklaratat e qytetarëve që dyshohet si ishin viktimë e torturave të Ministrit të Bujqesisë, Nenad Rikalo.
Përveç marrjes së deklaratave të viktimave, po ashtu mirëpres faktin që pas marrjes së informacioneve edhe nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Fondi për të Drejtën Humanitare, do të dëgjohet së shpejti edhe Ministri Rikalo, në cilësi të personit të dyshuar.
Drejtësia duhet ta kryej punën e saj deri në fund, dhe të deklarohet për akuzat që i bëhen ministrit Rikalo për torturim të qytetarëve të Prishtinës gjatë kohës së luftës, duke qenë me uniformë dhe i armatosur. Rr.P
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...