Aleanca Kosova e Re (AKR) ka mbajtur takim me të rinjtë prishtinas. Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli tha se në Kosovë ka ardhur për rininë.
Ai, u shpreh se rinia e Kosovës janë e ardhmja e vendit.
“Unë kam ardh në vitin 2017 në Kosovë dhe sot pas 13 viteve dua të ju them se arsyeja e ardhjes sime, ka qenë rinia e Kosovës. Ju jeni shtresa më e bukur dhe më e shëndoshë e shoqërisë. Dhe sa më përket mua, që nga dita e hëne ua kisha besuar juve. Kam shpresë dhe veproj e jetoj me këtë shtresë se një ditë ju do të jeni ata që do të udhëhiqni me institucionet e Kosovës”, u shpreh Pacolli.
Ai, u bëri thirrje të rinjve që të votojnë për të ardhmen e tyre, për atë që është më e mirë për ta./arbresh.info



Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar