Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se Labinot Tahirit do ta ndryshojë qytetin e Ferizajit dhe do ta bëjë AKR-në fuqi kryesore politike.
“Labi dhe AKR filluan marshin e fitores në Ferizaj…Sot AKR vazhdoi fuqizimin e vet. Labinot Tahiri u zgjodh kryetar i degës së AKR në qytetin e tij, Ferizaj. Labi është një person i jashtëzakonshëm, një njeri me shpirt të madh. Ai do ti bëjë ndryshimet aq të nevojshme dhe do ta shëndërroj AKR në fuqinë kryesore politike që do ta ndryshojnë pozitivisht Ferizajn, shkruan Pacolli në Facebook.
Kujtojmë se sot Labinot Tahiri është zgjedhur kandidat i AKR-së për kryetar të Ferizajit/Arbresh.info