Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ndau sot një mesazh reflektues mbi rrugëtimin e tij personal dhe profesional, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit, punës së ndershme dhe zgjedhjeve të qëllimshme në jetë.
Në mesazhin e tij, Pacolli shkruan:
Ka histori që nuk shkruhen vetëm me fjalë; e imja është shkruar me vite të tëra udhëtimesh.
Sa herë që ngjitem shkallëve të aeroplanit, më kujtohet ngjitja ime në jetë. Ndihem i qetë dhe në paqe me Zotin, sepse kjo rrugë dhe ky kapital nuk kanë ardhur rastësisht. I ndërtova me djersë, me punë të ndershme dhe me dekada përkushtimi.
Gjatë kësaj rruge kam mësuar se jo çdo bashkëudhëtar ka të njëjtin qëllim. Disa udhëtojnë për momentin, të tjerët e ndërtojnë rrugën e tyre prej kohësh.
Secili zgjedh destinacionin e vet:
dikush atë të drejtë, dikush të gabuar.
Unë vazhdoj rrugën time.
Destinacioni im nuk ka ndryshuar kurrë.
Në këtë të premte të bekuar, Zoti qoftë me ju, miqtë e mi!/Arbresh.info
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...