Dështimi i radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka nxitur reagime të shumta në skenën politike.
As në seancën e së dielës, pas aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, nuk u arrit zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.
Kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosjes nuk arritën të sigurojnë mbështetjen e nevojshme prej 61 votash.
Në lidhje me këtë situatë për Front Online ka folur ish-presidenti i Kosovës dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i cili kritikoi qasjen e Vetëvendosjes dhe mungesën e gatishmërisë për dialog.
Ai tha se përzgjedhja e kandidatit për kryetar të Kuvendit u bë në mënyrë të njëanshme dhe pa konsultime serioze me partitë e tjera, çka, sipas tij, vetëm sa e thellon krizën institucionale.
“Seanca tregoi edhe njëherë mungesën e gatishmërisë për dialog dhe kompromis nga ana e Vetëvendosjes. Përzgjedhja e kandidatit u bë në mënyrë të njëanshme dhe pa konsultime serioze me opozitën, gjë që vetëm sa e thellon krizën institucionale. Për një parti që pretendon transparencë dhe demokraci, një qasje e tillë është tendencioze dhe e dëmshme për stabilitetin politik të vendit”, tha Pacolli.
Osmani: Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës
Tensionet SHBA-Iran mbeten të larta, teksa Teherani kërcënon...
Hapet afati për subvencione në blegtori dhe akuakulturë për ...
Fenerbahce ofron zyrtarisht miliona për Muriqin, e ardhmja e...
Hakohet televizioni shtetëror i Iranit, thirrje ushtrisë të ...
Anulohet seanca ndaj të akuzuarit për krime lufte, Muhamet A...