Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka kërkuar drejtësi për nënat, motrat dhe bijat kosovare që u përdhunuan nga kriminelët serbë në shtëpitë e tyre.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është e pa tolerueshme që bashkësia ndërkombëtare nuk po bën asgjë për t’i sjellë këta kriminelë para drejtësisë, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, Kosova do ta ketë shumë të vështirë të punojë e vetme në kërkimin e drejtësisë.
“Në emër të shumë viktimave, unë i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe KB-së që, në bazë të konventave të të drejtave të njeriut dhe të drejtave legjitime të viktimave dhe popujve të pambrojtur, të ndihmojnë duke lënë anash paragjykimet e tyre në lidhje me statusin e Kosovës”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...