Zëvendësministri I Kosovës Behgjet Pacolli përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ka pasur një takim të shkëlqyer me Ministrin e Jashtëm të Xhibutit në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror.

Po ashtu Pacolli ka bërë më dije se e ka ftuar atë për ta vizituar Kosovën dhe për të punuar ngushtë për të zgjeruar bashkëpunimin.
Ja postimi i tij:
“Kam pasur një takim të shkëlqyer me Ministrin e Jashtëm të Xhibutit në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror. Kosova dhe Xhibuti kanë një miqësi të ngushtë dhe Ministri i Jashtëm i tyre më siguroi për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Kosovën. E kam ftuar atë për të vizituar Kosovën dhe për të punuar ngushtë për të zgjeruar bashkëpunimin”, shkruan Pacolli./Arbresh.info/

Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot