Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku ka përdorur një metaforë për të përshkruar kundërshtarët e tij.
Në një postim në Facebook, ai tha se ka nga ata që s’kanë emër të vetin, prandaj ushqehen me emrin e tjetrit – si MIZAT me mjaltin e bletës puntore, shkruan Arbresh.info.
“Ka nga ata që s’kanë emër të vetin, prandaj ushqehen me emrin e tjetrit – si MIZAT me mjaltin e bletës puntore.
Janë njerëz pa histori personale, ndaj rrinë rreth e rrotull një LISI TË MADH, me shpresën se do të vijë një stuhi që do ta rrëzojë. Besojnë se, po ra ai lis, zhurma e rrëzimit do t’i bëjë edhe ata të duken të famshëm. Por mos harrojnë një gjë:Ky lis është rritur me dinjitet, pa i bërë hije askujt – përkundrazi, ka qenë strehë e mburojë për shumëkënd. Ka rrënjë të shëndosha e të forta. Ka parë stuhi edhe më parë – dhe gjithmonë ka mbetur stoik, në këmbë. Ndërsa mizat? mizat i merr era pa nam e nishan.” – ka shkruar Pacolli./Arbresh.info/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...