Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ju ka bër thirrje bashkatdhetarëve të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Pacolli ka thënë se AKR në këto zgjedhje garon në listën e përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Ky është postimi i plotë nga Behgjet Pacolli:
Bashkatdhetarë të dashur, data për zgjedhjet e parakohshme është shpallur.
Gjithashtu, tashmë janë bërë të ditura edhe afatet për procesin e aplikimit.
AKR në këto zgjedhje garon në listën e përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Vota juaj , si gjithmonë – por, sidomos në këto zgjedhje – është qenësore për të vendosur kahjen përfundimtare që do të marrë rrugëtimi jonë shtetndërtues.
Më poshtë, e gjeni një video të përgatitur në detaje se si duhet të aplikoni që të regjistroheni për të votuar.
Ne Garojmë, Ju Votoni, Bashkë Fitojmë.
AKR e LDK në një Lidhje të Përbashkët.
Për më shumë informata : https://ëëë.kqz-ks.org/sherbimet-per…/votimi-me-poste/
a
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...