Kreu i Aleancës Kosovës e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të zbulohen pikturat, të cilat paraqesin krenarinë kombëtare.
Pacolli thotë se vetë i kishte dhuruar donacion këto piktura për Kuvendin e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Pacolli thotë se nëse Kurti nuk i zbulon këto piktura, atëherë zbulimi i tyre në mënyrë demostrative që ishte bërë sa kryeministri kur ishte në opozitë i bie që ishte bërë për fushatë.
“Pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit të Kosovës, pjesë e donacionit tim kuvendit të Kosovës, paraqesin krenarinë tonë kombëtare. Ato vazhdojnë të jenë të mbuluara përkundër që Kryeministri sa ishte në opozitë, në mënyrë demonstrative i pati zbuluar. Sot që është në pushtet s’po e kuptoj pse nuk i zbulon ato murale të bukura. Zbuloni pikturat Kryeministër apo nuk ju intereson më e kjo len të kuptojmë se veprimi i atëhershëm ishte vetëm për fushatë? Ta shohim”, shkruan Pacolli në Facebook.
Ndryshe, në tetor të vitit 2015 opozita, në atë kohë deputetë të Vetëvendosjes dhe AAK-së kishin zbuluar në mënyrë demostrative mbulojat mbi pikturat me motive kombëtare, në Kuvendin e Kosovës, të vendosura në vitin 2012./arbresh.info/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...