Biznesmeni kosovar dhe kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka reaguar menjëherë për fitoren e xhudistes kosovare, Dristia Krasniqi, shkruan arbresh.info.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shprehur lumturinë për fitoren e medaljes së artë në Tokio nga Krasniqi.
“Historike!! Distria Krasniqi është fituese e medaljes së artë ?në Tokyo! ??❤️”, shkruan Pacolli.
Ndryshe, Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur ta bëjë krenare gjithë Kosovën duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Distria e ka nisur mbarë ditën e parë të “Tokio 2020”, pasi ka fituar tri ndeshjet e para dhe pastaj edhe finalen për ta fituar të artën olimpike.
Pejania ka fituar ndeshjen e parë ndaj me ‘ippon’ ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti gjithashtu me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë./arbresh.info/
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116
LVV-ja skeptike për gazin e lëngshëm natyror: Duam gazifikim...
IPK konfirmon: Është suspenduar zyrtari i mbrojtjes së afërt...
Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasj...
ZYRTARE: Andoni Iraola është trajneri i ri i Liverpoolit!