Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pasi Gani Geci deklaroi se ish-kryetari i LVV-së, Glauk Konjufca ka kërkuar votën e vajzës së tij, Marigona Gecit nga LDK, për konstituimin e Kuvendit.
Pacolli i ka dal në mbrojtje Konjufcës duke thënë se është legjitime dhe të pranueshme që të kërkohet nga deputetët mbështetje, përcjell Arbresh.info.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli shkroi se për dallim nga vitet e kaluar, sot nuk përdoren më terminale apo burime shtetërore për të siguruar vota.
Postimi i plotë:
Është krejtësisht legjitime dhe e pranueshme që deputetëve të opozitës t’u kërkohet, edhe në mënyrë individuale, të mbështesin zgjedhjen e Kryeparlamentarit. E rëndësishme është se, ndryshe nga e kaluara, sot nuk përdoren më terminale apo burime shtetërore për të siguruar vota.
Kjo përfaqëson një praktikë të shëndetshme demokratike, por fatkeqësisht nuk vlerësohet si e tillë nga disa “analistë”, të cilët nuk udhëhiqen nga parimet e analizës së paanshme, por nga interesat e atyre që i shpërblejnë me përfitime të mëdha financiare./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK