Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ndarë sot në Facebook një mesazh reflektues mbi jetën, sfidat dhe njerëzit që e rrethojnë.
Në Facebook, Pacolli thekson rëndësinë e momenteve të vështira, të cilat sipas tij, zbulojnë realitetin e vërtetë dhe nxjerrin në pah detaje që shpesh nuk i vëmë re në përditshmëri, shkruan Arbresh.info.
“Shpesh, është jeta vetë ajo që na vendos përballë sfidave, krizave e situatave të papritura. Në ato momente, më shumë se kurrë, zbulohet realiteti i vërtetë dhe dalin në pah detajet që zakonisht nuk i vëmë re”, shkruan Pacolli.
Ai shton se këto përvoja jo vetëm që e forcojnë, por tregojnë edhe se kush janë njerëzit që qëndrojnë pranë, kush largohen dhe kush ndoshta kurrë nuk kanë qenë aty.
Ish-presidenti thekson se forca e tij ka qenë gjithmonë e vërteta dhe puna e ndershme, të cilat i konsideron si armën më të fuqishme.
Statusi përfundon me një urim për miqtë e tij: “Ditë të mbarë ju uroj miqtë e mi.”/Arbresh.info/
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...
Kupa e Anamoravës 2026 zhvillohet nesër në Kamenicë
Astronautët e NASA-s morën iPhone 17 Pro Max për të dokument...
Ekuipazhi i Artemis II tani është në gjysmën e rrugës drejt ...