Sapo ka përfunduar takimi i koalicionit LAA.
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se partia e tij i mbetet besnike bashkimit me LDK-në, Alternativën dhe të tjerët.
Ai ka thënë po ashtu se nuk ka asgjë të vërtetë që dikush nga AKR-ja do ta votojë Ramush Haradinajn nga koalicioni PAN për kryeministër.
Nga ana e tij, Avdullah Hoti i LDK-së ka lutur që të mos spekulohet për ndarjen e mundshme të koalicionit LAA.
Përpos kësaj, ai tha se koalicioni PAN është duke u munduar kot sepse nuk i ka numrat për të krijuar Qeverinë.
Andaj sipas Hotit, ata presin që LDK-ja dhe Vetëvendosja të bëjnë qeverinë, pas dështimit të Haradinajt.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...