Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka theksuar rëndësinë e familjes si institucionin më të shenjtë dhe të domosdoshëm për shqiptarët.
Pacolli ka kritikuar ashpër politikat që, sipas tij, synojnë të dobësojnë këtë themel të shoqërisë.
“Në çdo kohë, në çdo sfidë, shqiptari ka gjetur forcën dhe qëndrueshmërinë tek familja. Ajo është institucioni më i shenjtë, i mbijetuar shekujve, ruajtësi i identitetit dhe vlerave tona kombëtare. Sot, për fat të keq, shohim politika që synojnë ta dobësojnë këtë themel, që duan të zhvendosin besimin nga prindërit tek dogmat e një propagande të rrezikshme të nxitur nga kultura wonk e ekstremit të majtë”, tha ai.
Pacolli ka theksuar se ata që nuk respektojnë shenjtërinë e familjes nuk duhet të gëzojnë besimin dhe mbështetjen e qytetarëve.
“Fëmijët e secilit besojnë tek babai dhe nëna e tyre, jo tek pallavrat e politikanëve, e aq më pak tek politika që cenon familjen dhe strukturën sociale të kombit tonë si çka po ben disa politikanë! Familja duhet të ruhet e shëndoshë. Ai që nuk e respekton shenjtërinë e familjes, ai që nuk e mbron këtë vlerë themelore të shqiptarëve, nuk duhet të ketë as votën dhe as besimin e qytetarëve”, pohon ai./Arbresh.info
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër