Selim Pacolli nga Koalicioni për Familjen ka prezantuar programin që ka ky koalicion për ekonominë.
Në tubimin e sotëm në Pejë me qytetarë ai ka përmendur një mori aktivitetesh të programit të tyre.
“Është i pamundur zhvillimi ekonomik nëse ne nuk e kemi të lidhur Kosovën dhe Shqipërinë përmes hekurudhës. Hekurudha duhet të jetësohet si një nga arteriet kryesore për zhvillimin ekonomik. Porti i Shën Gjinit na u ka premtuar shumë herë, duhet ta jetësojmë këtë çështje, ekonomia e Kosovës duhet ta ketë në dispozicion këtë”.
“Tentojmë të ndërtojmë Portin e Thatë në Obiliq, që do të ishte një nga strategjitë më të mëdha të zhvillimit. Zonat e lira ekonomike janë më se të nevojshme, për ekonominë tonë, për bizneset e tona që do të gjejnë folenë e vet që të zhvillojnë bizneset e veta. Ne parashohim në këto zona t’iu ofrojmë bizneseve, që të mos tatimohen produktet primare”.
“Jetësimi i autostradës së Dukagjinit, duhet të lidhen të gjitha qytetet në këtë zonë, që do të shpijnë në drejtim të autostradës Prishtinë-Durrës. Duhet të vazhdojë tutje rruga Pejë-Bogë. Investimet në sektorin e ujërave, do të vëmë dorën e pushtetit në lumenj që të mbrohen nga degradimet. Rugova dhe Malësia e Deçanit janë thuajse të gjitha të pambrojtura, bizneset aty të kenë mbështetje dhe subvencionet e duhura”, ka thënë Pacolli.
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...