Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli dhe ministrja e punëve të jashtme të Japonisë, Toshiko Abe të enjten kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.
Sipas kësaj marrëveshje, Qeveria e Japonisë do t’i dhuroj Qeverisë së Kosovës një grand prej 2 milionë euro, shkruan arbresh.info.
Grandi do të destinohet për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor.
E kjo marrëveshje u nënshkrua pas mbjellës se fidanëve të të qershive japoneze.
Ndryshe të martën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar nisma për lidhjen e marrëveshjes me Qeverinë e Japonisë për projektin për ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e mbeturinave.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka thënë se kjo shumë do të shkojë te komunat dhe kompanitë që merren me grumbullimin e mbeturinave.
“Kjo marrëveshje do të nënshkruhet për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në Republikën e Kosovës. Përmes kësaj marrëveshje do të marrim përkrahje në sektorin e menaxhimit të mbeturinave përmes një granti në vlerë prej rreth 2.2 milion euro të dhënë nga Qeveria Japoneze që do të përdoret për blerjen e pajisjeve për disa komuna dhe kompani që merren me grumbullimin dhe menaxhimin e mbeturinave”, ka thënë ai./Arbresh.info/

Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...
Hamza: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri ç...