Mes ankesave të shumëta për reduktime të mëdha të energjisë elektrike në Kosovë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, ka një këndvështrim tjetër.
Deputetja Pacolli, duke e bërë një krahasim mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore, e cila ka shpallur gjendje krize në 30 ditët e ardhshme, ka ardhur në një konkludim.
Sipas saj, duket që Kosova do ta kalojë krizën energjetike më mirë se shtetet e tjera.
Edhe pse Kosova është me reduktime prej mesit të gushtit, pasi KEDS njoftoi se më nuk blen rrymë, deputetja thotë se gjendja nuk është aq e keqe.
“Gjendja te ne nuk është siç po trumpetojnë disa. Po duket se do t’ia dalim ta kalojmë krizën më mirë se shumë shtete tjera”, shkroi sot Pacolli./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Qeveria e Maqedonisë së Veriut të enjten ka shpallur gjendje krize për 30 ditë në sektorin e energjetikës. Por, ka gjasa që kjo gjendje të zgjasë më gjatë.
Ndërkohë në Kosovë, KEK raporton se ditëve në vijim do të ketë përmirësim të furnizimit me energji elektrike.
Gjendja te ne nuk është siç po trumpetojnë disa. Po duket se do t’ia dalim ta kalojmë krizën më mirë se shumë shtete tjera.
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin