Pacolli dhe Halil Kastrati diskutojnë projektin për fëmijët me nevoja të veçanta

13:45 | 7 Korrik 2026
E H

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me humanistin Halil Kastrati, ku temë kryesore ishte projekti për ndërtimin e një Qendre Rezidenciale për fëmijët me autizëm, sindromën Down dhe fëmijët me nevoja të veçanta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pacolli tha se është zotuar që ky projekt të trajtohet me prioritet, duke ofruar mbështetjen e nevojshme institucionale për realizimin e tij.

“U zotova se do ta trajtojmë këtë projekt me prioritet, duke ofruar mbështetjen e nevojshme institucionale për t’i hapur rrugë realizimit të tij”, ka shkruar Pacolli.

Ajo gjithashtu e ka përgëzuar Halil Kastratin për angazhimin dhe kontributin e tij në realizimin e projekteve humanitare në shërbim të familjeve në nevojë dhe kategorive më të cenueshme të shoqërisë.

Shpërndaje në rrjete sociale