Zëvendëskryeministri i parë njëherit ministri i jashtëm Behxhet Pacolli, ka dënuar fuqishëm sulmin që ndodhi në New York, ku mbetën të vdekur tetë persona të pafajshëm dhe dymbëdhjetë të tjerë u plagosën rëndë.
Me këtë rast, Pacolli i shpreh ngushëllimet në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës, institucioneve dhe popullit amerikan, duke bashkë-ndarë dhimbjen me familjet e viktimave.
“Kam ndjekur me vëmendje të shtuar situatën në Nju Jork. Një akt tjetër i tmerrshëm në zemër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ngushëllimet e mia më të sinqerta Institucioneve dhe popullit amerikan. Kosova, së bashku me shumë shtete të botës ka qenë dhe mbetet një anëtare e palëkundur e Koalicionit Global kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe qëndron pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan në këto momente të vështira”, ka thënë ai.
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...