Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe biznesmeni i njohur kosovar, Behgjet Pacolli, ka postuar një fotografi me bashkëshorten e tij dhe sipër fotografisë ka shkruar për dhunën në familje dhe vrasjet që burrat po u bëjnë grave të tyre.
Pacolli thotë se ata që vrasin gratë nuk kanë ar burra, as trima, por as fetarë, shkruan arbresh.info.
Madje, Pacolli ka përmendur edhe divorcin me ish-bashkëshorten e tij, që sipas tij ka përfunduar pa urrejtje, pa dhunë dhe hakmarrje.
“Burrat që vrasin gratë nuk janë as burra, as trima, as fetarë. Unë vetë jam divorcuar në lidhjen time të mëparshme, ndoshta me pikëllim për humbjen e një personi me të cilin kisha ndarë një pjesë të jetës sime, pa asnjë ndjenjë turpi, inati apo zilie dhe asnjë ndjenjë urrejtjeje, inati apo hakmarrjeje për të. Asnjë grua nuk duhet të humbasë jetën dhe asnjë fëmijë nuk duhet të humbasë nënën e tij. Zero tolerancë ndaj dhunës!”, shkruan Pacolli./arbresh.info/
Sheshi “Skënderbeu” gati për marshin “Drejtësi, jo politikë”...
Moti sot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore
Pacolli uron Pavarësinë: Prania e drejtuesve të UÇK-së do ta...
Republika e Kosovës sot feston 18-vjetorin e Pavarësisë
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...