Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë Koalicionin për Familje.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se Kosova ka nevojë për udhëheqje të përgjegjshme që e mbrojnë nga e keqja dhe e çojnë drejt të ardhmes, përcjell Arbresh.info.
“Data e zgjedhjeve po afrohet, dhe tani është momenti që qytetarët të marrin vendimin e duhur për të ardhmen e Kosovës. Vota juaj ka fuqinë ta ndryshojë vendin për mirë. Ne të gjithë jemi dëshmitarë se Kosova ka nevojë për udhëheqës të përgjegjshëm, që e mbrojnë nga e keqja dhe e çojnë drejt një të ardhmeje më të ndritur”, ka shkruar Pacolli.
Ndër të tjera, Pacolli theksoi se Koalicioni për Familjen është mburojë për familjen, vlerën më të shenjtë të kombit tonë.
“Koalicioni … për Familje, me numrin 129, është mburoja më e fortë për familjen – vlerën më të shenjtë të kombit tonë. Votoni koalicionin … Për Familje me numrin 129! Këta burra, djem, vajza e gra do të qëndrojnë të palëkundur, për të mos lejuar që e keqja të legjitimohet në Parlamentin e Kosovës”, tha Pacolli./Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës