Kryesues i Delegacionit për Kartonin e Gjelbër në bisedimet e Brukselit, Rrahim Pacolli ka reaguar lidhur me ekstradimin e Ballist Morinës në shtetin e Serbisë.
Pacolli nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se ekstradimi i Ballist Morinës nuk është aspak lajm i mirë.
“Presioni që ka bërë fqinji ynë për ekstradim e dëshmon këtë se nuk është çështje drejtësie, por politike. Nëse ka diçka për të cilën duhet të përgjigjet Ballisti, do të mund ta bënte në shtetin shqiptar e jo në Serbi”, ka shkruar ai.
Ai ka apeluar tek autoritetet kroate që të mos e bëjnë ekstradimin e tij.
Statusi i plotë:
Ekstradimi i “Heroit të Dronit” Ballist Morinës nuk është aspak lajm i mirë. Marrë parasysh marrëdhëniet Kosovë-Serbi ai asnjëherë nuk do ta ketë një gjykim të drejtë. Presioni që ka bërë fqinji ynë për ekstradim e dëshmon këtë se nuk është çështje drejtësie, por politike. Nëse ka diçka për të cilën duhet të përgjigjet Ballisti, do të mund ta bënte në shtetin shqiptar e jo në Serbi. Apelojmë tek autoritetet kroate, me të cilat kemi marrëdhënie shumë të mira që mos ta bëjnë ekstradimin e Ballistit. Liri për Ballist Morinën. Rr.P
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...