Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ndarë një mesazh entuziast për përfundimin e punimeve në Aeroportin e Vlorës, të cilin e cilëson si një nga projektet më të mëdha private në infrastrukturën publike në Shqipëri.
“Aeroporti i Vlorës po përfundon brenda afatit kontraktual dhe po merr formën e një prej aeroporteve më moderne, më funksionalë dhe më të bukur në gjithë rajonin,” ka shkruar Pacolli.
Ai ka vlerësuar edhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama, duke theksuar vizionin e tij për dizajnin dhe zgjidhjet estetike të aeroportit. Sipas Pacollit, kjo vepër “po shndërrohet në një ‘boutique aeroport’ – unik në llojin e vet dhe krenari kombëtare.”/Arbresh.info/
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...
Bie çmimi i naftës në Shqipëri, ndryshon edhe benzina
Situata në Gaza dhe Palestinë/ Erdogan sulmon ashpër kryemin...
Tërnava lutet për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga: ...
Kurti nis takimin me kongresistët amerikanë
Gjenerali amerikan takon komandantin e FSK-së: Përkushtim pë...