Pacolli: 30 vjet më parë, Muri i Berlinit ra dhe Evropa mori rrugën e integrimit

13:17 | 3 Tetor 2019
M. A.

Ministri I Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka kujtuar kohën e rënies së Murit të Berlinit.

30 vjet më parë, Muri i Berlinit ra dhe Evropa mori rrugën e integrimit, thotë Pacolli.

“I uroj popullin dhe qeverinë e Gjermanisë për këtë ditë të rëndësishme për ta dhe tërë Evropën. Rënia e Murit të Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë hapën derën për liri në Kosovë dhe rajonin tonë. Sot ne e shënojmë këtë ditë historike me një vështrim në të ardhmen për të mbyllur ciklin e integrimeve evropiane për Kosovën dhe rajonin tonë. Për ketë synim Gjermania është një lojtar dhe aleat i rëndësishëm për ta arritur këtë qëllim tonë strategjik”, ka shkruar Pacolli në Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale