Spitali Rajonal i Gjakovës “Isa Grezda” i ka hapur dyert edhe për pacientët nga Shqipëria të prekur me koronavirus.
Kësisoj, tropojani Sami Seci ka zgjedhur që trajtimin e tij ta bëjë në Gjakovë dhe jo në Tiranë për disa arsye, njofton Klan Kosova
“Në Tiranë ka mbipopullim, këtu është shërbimi i mirë, infermierët janë në gatishmëri dhe ambienti është i pastër”, tregon një i infektuar nga Tropoja.
Mendim të njëjtë ndan edhe 53 vjeçari nga Kruma e Hasit.
“Është më afër edhe shërbimi është më cilësorë…vizitat janë në çdo kohë,” thotë Izet Peka.
Pos këtyre dyve edhe nëntë qytetarë të tjerë nga Shqipëria janë të hospitalizuar aty.
Derisa ky fluks më i madh i pacientëve shqiptarë vjen në periudhën kur Shqipëria ka situatë më të rëndë epidemiologjike, trendi i rritjes së rasteve vërehet edhe në Kosovë.
“Java e fundit ka rezultuar me rritje tani kemi më shumë pacientë, më herët i kemi pasur diku rreth 45-46, tani ka lëvizë dhe shifra është rritur deri në 75 dhe varësisht prej ditëve”, deklaroi Afrim Sylejmani ushtrues detyre i Drejtorit Shëndetësor në Spitalin e Gjakovës.
Aktualisht në spitalin e Gjakovës po trajtohen 68 pacientë të infektuar me COVID-19 nëpër reparte të ndryshme.
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...