Prej më shumë se 30 orësh, rreth 700 shtëpi në Podujevë kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm. Bëhet fjalë për banorët e lagjeve afër hekurudhës, në vendin e njohur si “Çeshmja e Azemit”, si dhe për një pjesë të rrugës “Lordi Bajron”.
Këta banorë furnizohen nga gypi i vjetër i ujit të pijshëm, i cili vjen nga fabrika e ujit në Shajkovc dhe pikërisht në këtë linjë është bërë ndalja e ujit për këto zona.
Banorët e këtyre lagjeve kanë protestuar pranë zyrave të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, njësia në Podujevë, por sipas tyre, askush nuk ka dhënë asnjë përgjigje apo sqarim nga zyrtarët e kësaj kompanie lidhur me ndërprerjen e furnizimit me ujë.
Banorët e kësaj zone kërkojnë zgjidhje urgjente dhe informim zyrtar për arsyen dhe kohëzgjatjen e kësaj ndërprerjeje./rtk
Rubio konfirmon se droni goditi parkingun pranë konsullatës ...
Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, ja ku renditet sonte
Wolves shkakton befasinë e radhës e mposht kampionin aktual
Barcelona “për pak” nuk e rikthen rezultatin nda...
E mërkurë pranverore: Temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Trump dhe Merz takohen në Shtëpinë e Bardhë, fokus Irani dhe...