Sekretari i OVL-UCK, Faton Klinaku ka thënë se ushtrinë nuk mund ta bëjë as qeveria qoftë edhe më përkrahje ndërkomëbtare. Këtë sipas tij, nuk e lejon pakoja e Ahtisaarit.
Ai ka thënë se të gjithë shqiptarët t’i ndihmojmë Shqipërisë të armatoset sa më shumë, me qëllim që siç thotë ai armiku mos të na zë në gjumë.
“Me ba me ndodhë diçka e jashtëzakonshme, FSK-së nuk i duhet ndryshimi i emrit e as i misionit por vetëm armatimi, të cilin bashkë me popullin do ta merrte nga Shqipëria”, ka shkruar ndër të tjera Klinaku në ‘Facebook’./Indeksonline/
Komenti i plotë i Klinakut:
Mos bëni ekzibicione sepse ushtrinë nuk mund ta bëjë Qeveria as edhe me përkrahje ndërkombëtare. Ushtrinë nuk mund ta bëjë as Kuvendi, sepse e pengon Kushtetuta për shkak të pakos së Ahtisaarit përkatësisht ekstra të drejtave të pakicave.
Duhet që Kosova dhe të gjithë ne si shqiptarë t’i ndihmojmë Shqipërisë të armatoset sa më shumë, me qëllim që armiku mos të na zë në gjumë.
Me ba me ndodhë diçka e jashtëzakonshme, FSK-së nuk i duhet ndryshimi i emrit e as i misionit por vetëm armatimi, të cilin bashkë me popullin do ta merrte nga Shqipëria.
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë