Këshillit Drejtues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot ka mbajtur një mbledhje në të cilën u miratua rregullorja për mbajtjen e zgjedhjeve.
Sipas njoftimit të OVL-UÇK tre ish-luftëtarë kanë shpallë ambiciet për të drejtuar organizatën, shkruan Arbresh.info.
Kapllan Parduzi, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati do të jenë në garë për të udhëhequr veteranët e luftës.
“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të mbajtur më 12 mars 2024, u miratua rregullorja për mbajtjen e zgjedhjeve brenda Organizatës. Në këtë mbledhje, u shpallën edhe tri kandidatura për kryetar të Organizatës: 1. Kapllan Parduzi (Korabi) 2. Nasim Haradinaj 3. Hysni Gucati”, është thënë në njoftim./Arbresh.info/
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës