Organizata e Veteranëve të UÇK-së ka reaguar pas vdekjes së babait të Hashim Thaçit i cili ka vdekur nga një sëmundje e rëndë.
Ata i kanë përcjellë ngushëllime ish-presidentit Hashim Thaçi e familjes për vdekjen e Haxhi Thaçit, shkruan Arbresh.info.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e babait, gjyshit dhe familjarit tuaj, Haxhi Thaçi. Në këto momente të vështira për ju, në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, thuhet në letrën e ngushëllimit të kësaj organizate.”, thuhet në njoftim.
Sipas OVL të UÇK-së, Haxhi Thaçi do të kujtohet si njeri mirë, i urtë, i ndershëm dhe i respektuar.
“Si baba i përkushtuar, që rriti dhe edukoi fëmijë me vlera të larta, si ish- presidentin Hashim Thaçi, i cili, si Drejtor i Drejtorisë Politike të UÇK-së, dha një kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.
OVL e UÇK-së thotë se dhimbja bëhet edhe më e rëndë për shkak të padrejtësisë që po i bëhet ish- presidentit në Hagë.
“E dimë qe dhimbja bëhet edhe më e rëndë për shkak të padrejtësisë që po i bëhet Hashimit në Hagë, duke e penguar qe të ishte pranë babait sa ishte i sëmurë dhe sot qe të jetë pranë familjes dhe t’i japë lamtumirën e fundit babait të tij”, thuhet në letrën ngushëlluese të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Arbresh.info/
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...