Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili paralajmëroi formimin e një “shtabi krize” për protestën e 13 dhjetorit në Shkup.
Në një deklaratë për media, OVL-UÇK theksoi se protesta është plotësisht paqësore, qytetare dhe demokratike. “Kjo është protestë në mbrojtje të dinjitetit tonë dhe kundër padrejtësive në Hagë, pa asnjë prapavijë partiake,” thuhet në reagim.
Veteranët kritikuan Mickoskin për, siç thanë, tendencën e paraqitjes së tubimit si rrezik për sigurinë publike.
“Deklaratat e Kryeministrit Mickoski për formimin e një ‘shtabi krize’ vetëm sa krijojnë tensione të panevojshme dhe përpiqen ta paraqesin një tubim demokratik si rrezik,” theksoi OVL-UÇK. Organizata siguroi qytetarët se protesta është e koordinuar dhe garanton qetësi, duke bërë thirrje që institucionet e shtetit të Maqedonisë së Veriut të mos e politizojnë të drejtën e protestës.
“Liria e shprehjes dhe e tubimit është e garantuar, dhe ne do ta ushtrojmë atë me përgjegjësi dhe dinjitet,” përfundon reagimi.

Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...