Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, përveç tjerash ka diskutuar edhe për funksionimin e komisionit mjekësor për shkallën e invaliditetit të Veteranëve të UÇK-së, të cilët kanë fituar statusin e invalidit të luftës nga komisioni verifikues qeveritar.
Sipas tyre komisioni mjekësor është duke i injoruar por edhe përbuzur në mënyrë jo të dinjitetshme veteranët-invalid, sesa është duke ua përcaktuar shkallën që e meritojnë.
“Duke pasur parasysh shqetësimet që na vijnë për çdo ditë në selinë qendrore të OVL UÇK-së, konsiderojmë se komisioni mjekësor i formuar nga qeveria e Republikës së Kosovës, më shumë është duke i injoruar por edhe përbuzur në mënyrë jo të dinjitetshme veteranët-invalid, sesa është duke ua përcaktuar shkallën që e meritojnë”
“Ne, si OVL UÇK, do të takohemi me Qeverinë e Republikës së Kosovës për ta diskutuar këtë shqetësim, pasi që në të kundërtën është e patolerueshme që mostrajtimi dinjitoz (njerëzor) i tyre të vazhdoj edhe më tutje”, thuhet në reagimin e tyre.
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4