OVL e UÇK-së ka reaguar përmes një komunikate për media, duke thënë se e kundërshtojnë me forcë ekspozitën e vendosur në qendër të Prishtinës.
OVL thotë se një ekspozitë e tillë shtrembëron luftën çlirimtare dhe fyen gjakun e derdhur për liri.
Në reagim thuhet se paraqitja e viktimave civile si “persona të armatosur”, pikërisht në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s, përbën një akt të poshtër moral dhe se një qasje e tillë është e papranueshme.
“Përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi autorët e këtij shtrembërimi dhe mbështetësit e tyre politikë. Sidoqoftë, faji rëndon edhe mbi çdo institucion që shpenzoi para publike për të legjitimuar këtë turp. Financimi i kësaj përmbajtjeje nga Kuvendi i Kosovës përbën skandal të pafalshëm. Përmes tij goditet e vërteta historike dhe poshtërohet dinjiteti i luftës sonë”, thuhet në reagim.
“Për këto arsye, kërkojmë distancim zyrtar të menjëhershëm nga përmbajtja e asaj ‘ekspozite’, si dhe llogaridhënie institucionale. Askush nuk guxon të njollosë UÇK-në apo sakrificën e popullit shqiptar”, përfundon reagimi.
17 intervenime në Prishtinë e Fushë Kosovë nga erërat e fort...
Vjosa Osmani prezanton Albulena Bilallin si kandidate për de...
Zyrtari i Pentagonit: Lufta me Iranin deri tani ka kushtuar ...
Lah Brahimaj nuk garon për deputet në zgjedhjet e 7 qershori...
Ku ndryshon hantavirusi nga COVID-19?
Dhimbje në Deçan, i jepet lamtumira e fundit Rifat Stojkajt