Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka njoftuar se sot, në ora 10:00, do të mbajë një konferencë për media në zyrat e saj. Gjatë konferencës pritet të diskutohen çështje të rëndësishme që lidhen me zhvillimet e fundit brenda organizatës dhe sfidat me të cilat ajo po përballet.
Ndërkohë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka paralajmëruar një protestë të re në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Protesta do të mbahet në Shkup, më 13 dhjetor, duke filluar nga ora 13:00, në sheshin “Skënderbeu”.
Ahmeti ka marrë pjesë edhe në protestat e mëparshme të organizuara në Prishtinë dhe Tiranë, ku mijëra qytetarë shprehën mbështetjen për ish-udhëheqësit e UÇK-së.
Nga ana tjetër, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka kundërshtuar protestën e paralajmëruar nga Ahmeti, duke e konsideruar një “lëvizje të gabuar”.
Bedri Hamza ngushëllon familjen e Rexhep Qosjes
Moment viral në Ferma VIP: Mimoza i kërkon dron Era Istrefit
Kuvendi miraton Projektligjin për Shtetësinë
Yamal humb pjesën e mbetur të sezonit me Barçën, pritet të r...
MPB pret në vizitë delegacionin shqiptar për shkëmbim përvoj...
Konjufca për Qosjen: Na la edhe kolosi ynë i fundit intelekt...