Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë reaguar me shqetësim ndaj vendimeve të fundit të trupit gjykues në Gjykatën Speciale në Hagë, duke i cilësuar ato si “cenim të thellë të të drejtës për një mbrojtje të barabartë dhe të drejtë”.
Në komunikaten për medie theksohet se “sipas avokatëve mbrojtës, koha për përgatitje të mbrojtjes është shkurtuar në mënyrë drastike, pa paralajmërim dhe pa dëgjuar parashtrimet e mbrojtjes, ndërkohë që Prokuroria ka pasur në dispozicion 10 vjet për t’u përgatitur, avokatëve të të akuzuarve u janë dhënë vetëm 4 javë”.
Sipas tyre, ky “disproporcion tronditës rrënon çdo parim të drejtësisë së balancuar”.
Ata akuzojnë trupin gjykues për “vendime të marra në mënyrë të njëanshme, pa transparencë dhe pa respekt ndaj palës mbrojtëse”, duke shtuar se “ky proces është larg nga drejtësia dhe gjithnjë më afër qëllimeve politike”.
Në deklaratë thuhet se “ky nuk është më një proces i drejtësisë ndërkombëtare, por një sulm i strukturuar procedural ndaj së vërtetës për luftën çlirimtare”, ndërsa theksohet se “standardet e dyfishta dhe trajtimi jo i barabartë janë kthyer në normë në këtë gjykim”.
Tutje, ata i bëjnë thirrje institucioneve ndërkombëtare, trupave monitoruese dhe organizatave për të drejtat e njeriut që “të shqyrtojnë me urgjencë këto shkelje dhe të kërkojnë rikthimin e barazisë procedurale dhe respektimin e të drejtave themelore të mbrojtjes”.
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli