OVL e UÇK-së, në mbledhjen e kryesisë të mbajtur sot kanë diskutuar edhe rreth Gjykatës Speciale.
“Kryesia e OVL UÇK-së e rithekson se Gjykata Speciale është një e padrejtë që i ka ardhur Kosovës, sepse është e njëanshme dhe nuk i gjykon krimet e shkaktuara nga Serbia pushtuese, si dhe marrë për bazë se shumë vite pas luftës ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht organizoi komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.
Ne si OVL UÇK, kemi kërkuar vazhdimisht që të krijohet Gjykatë Speciale vendore, e cila do t’i ndiqte të gjitha krimet që janë shkaktuar në Kosovë, sepse përsëri e themi se nuk jemi kundër drejtësisë, por konsiderojmë se nuk po ndiqen krimet.
OVL UÇK, do ta përcjell me vëmendje situatën dhe reagimet do t’i bëjë në përputhje me zhvillimet. /Telegrafi/
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...