Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) mbajtën mbledhjen e Këshillit Drejtues për fazën finale të përgatitjeve për protestën e cila do të mbahet më 16 nëntor në Strasburg.
Sipas njoftimi për media bëhet e ditur se OVL e UÇK-së i fton shqiptarët që të bashkohen në këtë protestë pranë selisë së Këshillit të Evropës në orën 13:00.
“U mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues, në fazën finale të përgatitjeve për protestë. Ftohen të gjithë shqiptarët të bashkohen me ne në Strasburg, më 16 nëntor, ora 13:00, pranë selisë së Këshillit të Evropës, aty ku filloi padrejtësia ndaj UÇK-së dhe Kosovës”, thuhet në njoftim.
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...