Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në 25-vjetorin e themelimit të KRCT, tha se kapitulli i dhimbjes së thellë në historinë tonë na shtyn çdo ditë të punojmë fort për t’u siguruar që historia të mos përsëritet më.
Osmani me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se zëri i fuqishëm dhe i guximshëm i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë do të dëgjohet përgjithmonë, shkruan Arbresh.info
Postimi i plotë:
Zëri i fuqishëm dhe i guximshëm i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë do të dëgjohet përgjithmonë!
Këtë plagë të Kosovës, gra si Vasfija, Shyreti e shumë të tjera, e kanë shndërruar në një mesazh të fuqishëm për drejtësi.
Sot, në shënimin e 25 vjetorit të themelimit të KRCT, theksova se kapitulli i dhimbjes së thellë në historinë tonë na shtyn çdo ditë të punojmë fort për t’u siguruar që historia të mos përsëritet më!
Kurrë më në Kosovë apo kudo në botë!
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...