Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në intervistë për televizionin polak “TVP” ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është mjeshtër i propagandës. Ai ka thënë se me propagandën e tij Vuçiqi po i bën Perëndimin të besojnë se ai është duke qëndruar mes dy karrigeve, por thotë se në fakt Vuçiqi ka zgjedhur të ulet në karrigen e Rusisë.
“Vuçiqi ka përdorur propagandën si mjet kryesor me dekada. Kur Millosheviqi bënte lufta në Kroaci, Bosnjë e Kosovë, ai zgjodhi një person ministër të propagandës – Vuçiqin. Nga e gjithë ish-Jugosllavia e zgjodhi Vuçiqin si ministër të propagandës, në kohë lufte. Vuçiqi, njeriu që sot është president i Serbisë. Propagandën e bën më së miri. E ka përdorur në mënyrën për ta bindur Perëndimin se qëndron mes dy karrigeve. Por, ai nuk është në mes, është në karrigen e Rusisë, e tjetra është aktrim bazuar nga përvoja. Ai propagandën po e përdor tash edhe kundër njerëzve të tij”, tha Osmani.
Osmani është pyetur edhe nëse mendon se situata në Serbi, me protestat masive, mund të ndikojë në Kosovë.
“Vuçiqi kur është në telashe në vendin e tij, tenton të shkaktojë probleme në Bosnjë, Kosovë e pjesë tjera. E përdor më pas kartën nacionaliste…Ai do të mundohet ta largojë vëmendjen, por ne jemi të gatshëm ta mbrojmë vendin tonë dhe ta neutralizojmë çdo agresion që mund ta ketë në mendje”, tha Osmani.
LEXO EDHE:
Presidentja Osmani u bën thirrje partive që ta vendosin interesin e vendit para
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot
Max Allegri në “radarin” e Real Madridit
Trump: Pas Iranit, radhën e ka Kuba
Osmani takon Prattipatin, flasin për zhvillimet politike në ...
Ndryshimet për votimin e Presidentit, Gruda: Është proces jo...