Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar Handikosin në Ferizaj në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, ku tha se fuqia më e madhe është humaniteti.
Ajo u shpreh se aty takoi njerëz që, me forcën dhe vullnetin e tyre, tregojnë çfarë do të thotë guximi. “Aty ku shumë shohin barrierë, ata ndërtojnë ura, aty ku të tjerët lodhen, ata vazhdojnë përpara me besim”, tha Osmani.
Presidentja e cilësoi Handikosin si vatër të komunitetit që punon çdo ditë për të drejta, barazi dhe gjithëpërfshirje, duke theksuar respektin për personat me nevoja të veçanta.
“Respekt për personat me nevoja të veçanta, të cilët na e kujtojnë se vlerat më të larta të një shoqërie maten me mënyrën si i trajtojmë ata që kanë më së shumti nevojë për mbështetje”, shkroi presidentja Osmani në Facebook.
Rinumërimi i votave vazhdon, rreth 45% e tyre janë përfundua...
Real Madrid monitoron Vitinha dhe Rodrin për përforcimin e m...
Kuvendi miraton me 110 vota aderimin e Shqipërisë në Bordin ...
Ermal Krasniqi vazhdon shkëlqimin te Legia, shënon ndaj ish ...
Haradinaj takon ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, fl...
Kurti në Davos takon ministrin kuvajtian të Energjisë Elektr...