Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vizituar sot një fabrikë në Prizren e cila prodhon anije “Made in Kosova”.
Me anë të një postimi në facebook, Osmani tha se anijet e prodhuara nga Koshi Group janë gati për botën, transmeton Arbresh.info
Postimi i plotë:
A e keni ditur se në Kosovë prodhohen edhe anije?
Made in Kosova, gati për botën!
Një sukses i jashtëzakonshëm e inspirues nga Koshi Group në Prizren, një simbol i vërtetë i inovacionit dhe mjeshtërisë, krenarisht i bërë në Kosovë.
Nga veturat elitare sportive deri te barkat e jahtet më moderne, puna e tyre përfshin industri dhe kontinente të tëra.
Kur talenti kosovar bashkohet me punën e palodhshme dhe inovacionin, nuk ka kufi për atë që mund të arrihet./Arbresh.info
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...